Rasti me pronën e Televizionit Alsat sipas gazetarit Adrian Kerimi është i bazuar në motive politike të cilat sipas tij do të dëshmohen me kohë. Për Kerimin është e papranueshme që Gjykata dhe Kadastra nuk kanë arritur që të detektojnë e as evidentojnë hipotekën dhe pas 17 viteve prona në fjalë vendoset në shitje publike, shkruan Alsat.
“Vendimi gjyqësor i 28 prillit i Gjykatës së Apelit, që për ne ka dyshime që është i bazuar në motive politike, si dhe në çfarë rrethana, këto do të dëshmohen me kalimin e kohës. Vendoset në shitje publike nga 1 marsi prona mbi të cilën funksion një medium i lirë, një televizion i vetëm kombëtarë për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Pas 17 viteve vendoset në shitje publike, pse, për shkak të një hipoteke të cilën gjykata nuk ka mundur ta evidentoj, ta detektoj dhe ta zbatoj në kohë, aq më tepër nuk ka mundur as Kadastra, e cila ka marrë librat publik, por nuk ka nisur ti evidentoj nga viti 2010 e poshtë por nga viti 1920, që i duhen 50 vite për me arrit te viti 2020”, tha Adrian Kerimi, gazetar i RV Alsat. /Alsat.mk