Të paktën tre mijë njerëzi në Ukrainë kanë vdekur sepse nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në trajtimet për sëmundjet kronike, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, agjencia shëndetësore e OKB-së ka dokumentuar rreth 200 sulme në Ukrainë në objektet e kujdesit shëndetësor dhe pak spitale janë duke funksionuar aktualisht.
Pushtimi dhe shkatërrimi i objekteve mjekësore i ka lënë civilët të paaftë për të aksesuar trajtimin e rregullt që u nevojitet.