Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci është sulmuar dje fizikisht nga kolegu i saj, gjinekologu, Arsim Gashi.
Sot në raportin e policisë bëhet e ditur se Gashi është dërguar në mbajtje.
“Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “, njofton policia.
Ndërsa profesoresha në fjalë përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se është sulmuar nga doktori në fjalë pasi që i njëjti ishte i pakënaqur me vlerësimin që Pupovci ka bërë djalit të tij./21Media