Konsulenti i biznesit, Sinisha Pekevski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, deklaroi se Qeveria nuk ka arritur të menaxhojë dhe të reagojë në kohë për t’i zbutur pasojat e luftës në Ukrainë, megjithëse kanë pasur dijeni për konfliktin disa muaj para fillimit të ofensivës ruse.
“Maqedonia nuk po përballet mirë. Nuk ka as plan B as C, që në kushtet kur ndodhin sfida të caktuara…nëse institucionet tona do ta dinin se do të kishte krizë, duhet të ishin përgatitur për krizë energjetike, sepse një nga momentet kyçe nëse ka konflikt është se çmimi i energjisë do të rritet në mënyrë dramatike. Në vend që të nënshkruajmë kontrata të mira dhe afatgjata, ne jemi “kotur” në atë moment,” tha Pekevski./Alsat.mk