Mësimdhënësit në grevë, Jasharaj: Një ligj që na e punon dikush tjetër ne nuk e pranojmë

Ka nisur sot greva njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore në vend. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ardhur deri tek ky vendim për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Qeveria e Kosovës. Mësimdhënësit po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Rrahaman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ndoqi nga afër rrjedhën e grevës në shkollën fillore, “Asim Vokshi”, i cili tha se me muaj të tërë i kanë bërë kërkesa e shkresa Qeverisë për të mos ardhur deri te greva, porse siç tha ai, ekzekutivi nuk i ka marrë parasysh.

Ai bëri të ditur se ndër kërkesat e mësimdhënësve është edhe Ligji për sigurime shëndetësore, derisa ka akuzuar Qeverinë për deklaratat që po ju dhimbsen nxënësit janë false.

Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false

“Nëse vërtete stresohen që do të humbë mësimin në greva e kanë mundësinë të ulen me sindikatat të ofrojnë zgjedhje, të thonë do të vazhdojmë me 100 euro, ja ligji, hajde ta punojmë bashkë. Një ligj që na punon dikush tjetër ne nuk e pranojmë… Deklaratat që po na dhimben nxënësit të Qeverisë janë false, janë për të krijuar nervozë të prindërit. Nëse i dhimben Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi, le të ulet me Sindikatat dhe të bëjë zgjedhje”, theksoi Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, ka thënë që greva nuk vjen nga dëshira por ngase Qeveria qe nuk po i plotëson kërkesat e SBASHK-ut.

Pllana: Greva vije si pasojë e obligimeve që nuk po i kryen Qeveria

“Kjo grevë është organizuar për shkak të obligimeve që nuk i kryen Qeveria e sotme e Republikës së Kosovës, dihet se kjo nuk është me vullnetin dhe dëshirën tonë por na ka imponuar për kërkesat tona të cilat janë legjitime”, tha ai.

Anëtari i kryesisë i grupit të grevës, Adnan Veseli, është shprehur i shqetësuar për orët e humbura në grevë, porse ka shtuar se mospërmbushja e kërkesave nga ana e Qeverisë po i shtyn të hyjnë në grevë.

Veseli: Qeveria mendon që paguhemi mjaftueshëm

“Është grevë jo me dëshirën tonë sepse të gjithë mësimdhënësit e dimë që një orë mësimore me humb fëmija është e madhe. Por, detyrimet neve po na shtynë të hymë në këtë lojë dhe të jemi këta që jemi për momentin… Me këto kushte qysh janë ngritur çmimet edhe ne nuk kemi kushte të mira, nuk kemi mundësi me mbajt një familje dy anëtarëshe sepse rrogat tona pas pesë dite nuk janë, e ata po mendojnë që po marrim kushedi sa”, tha ai.

Ata që pësojnë më së shumti nga grevat në arsim janë nxënësit, të cilët janë ankuar para kamerës së KosovaPress-it se për këtë shkak po mbesin prapa me mësime.

Nxënësja e kësaj shkolle, Ensara Govori shprehet e shqetësuar për grevën njëorëshe që është mbajtur sot, teksa ka kërkuar nga institucionet ta ndalin grevën./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme