Ndodh në Elbasan, u gjet një bombë e pashpërthyer pranë një shkolle, forcat xheniere nuk paraqiten për ta çmontuar!

E pazakontë është situata e raportuar në qytetin e Elbasanit ku ditën e sotme u identifikua një predhë shpërthyese pranë një shkolle.

Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, predha është gjetur rreth orës 15:40 në zonën e Mengëlit pranë një zone të banuar vetëm 70 metra pranë një shkolle.

Por edhe pse kanë kaluar rreth 6 orë nga lajmi, forcat xheniere nuk kanë shkuar për të çmontuar predhën e cila mund të ketë rrezikshmëri të lartë pasi nuk dihet sesa e vjetër apo e ndjeshme është.

Buriemt konfirmojnë se forcat xheniere do të paraqiten ditën e nesërme lidhur me çmontimin e predhës./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme