Semimaturantët  shqyrtojnë ofertat e shkollave të mesme

Gazetar: Melihate Rustemi 

Semimaturantët kanë nisur të shqyrtojnë ofertat e shkollave të mesme për të vendosur se në cilën prej tyre do të vazhdojnë arsimin e mëtutjeshëm. Ata që tashmë janë përcaktuar thanë se këtë e kanë bërë duke u bazuar në prezentimet që disa shkolla të mesme kanë realizuar në shkollat fillore por që sipas tyre nuk janë të mjaftueshme, shkruan Alsat.

“Unë në të ardhmen dëshiroj të regjistrohem në gjimnaz, në drejtimin matematiko natyror. Për ne si semimaturantë është e nevojshme që shkollat të vijnë të prezentohen në shkollë që të kemi më shumë njohuri për shkollat e mesme”,  semimaturante

 “Unë tash kam vendosur se ku do të regjistrohem, në shkollën e mesme të ndërtimtarisë, në arkitekturë. Është një drejtim që më jep një të ardhme më të sigurtë”,  semimaturante

Nxënësit që tashmë mësojnë në shkollat profesionale thanë se këto drejtime janë mundësia më e shpejtë për tu punësuar menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm.

YouTube video

 “Orët janë më zbavitëse, ka praktikën, punojmë maketa, punojmë vizatime gjithashtu edhe pjesa e teorisë. Është shumë profitabile dhe sipas përvojës time mendoj qe semimaturantët duhet të zgjedhin shkollat profesionale që sa më herët të marin drejtimin për jetë”,  nxënëse

“U kisha bër thirje semimatrantëve që sa më shumë të fokusohen në anën profesionale, në degë profesionale siç është arkitektura. Të gjitha dëgët që janë profitabile, që të vazhdojnë të meren me atë punë”, nxënës

Në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” kompani të shumta janë në kërkim të kuadrit të ri, në drejtimet gjeodezi dhe ndërtimtari. Për këto drejtime, në vitin e ri shkollor janë parashikuar bursa për nxënësit, në vlerë prej mbi tre mijë denarë.

 “Me mbarimin e shkollë katër vjeçare ndërtimtari dhe gjeodezi, kompanitë private I punësojnë si teknikë nëpër kompanitë e tyre. Sidomos kohën e fundit kemi shumë kompani që janë interesuar dhe kërkojnë vazhdimisht, sidomos në ndërtimtari dhe gjeodezi. Janë drejtime deficitare dhe kërkesa e tregut është shumë e madhe, vetëm me mbarimin e shkollës së mesme ato mund të punësohen”, tha  Tesnim Etemi,zv drejtor, SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”

Regjistrimi në shkolla të mesme do të bëhet më 14 dhe 15 qershor. Për herë të parë, regjistrimi do të realizohet në formën online përmes linkut e-uslugi.mon.gov.mk. Konkursi për shkollat e mesme, për vitin e ri shkollor 2022-23 ka paraparë mbi 29 mijë vende të lira për semi-maturantët në drejtimet gjimnaz dhe drejtimet profesionale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme