“Më 25 maj përgatituni për akte të rënda”/ Eksperti i sigurisë jep alarmin: Do të ketë trazira të mëdha në Tiranë!

Më 25 maj në Tiranë do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Rreth 20.000 tifozë italianë dhe holandezë pritet të jenë në stadiumin “Air Albania” ndërsa numri i përgjithshëm i tyre mund të shkojë deri në 90,000.


Eksperti i sigurisë publike Ervin Karamuço paralajmëron se në këtë ditë Tirana mund të përfshihet nga një valë incidentesh nga trazirat e huliganëve por sipas tij askush nuk e ka përmendur një fakt të tillë deri më tani.

Postimi i Karamuços:

Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë të trazirave huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme