Një 33-vjeçar në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Policia e kryeqytetit njofton se i riu me iniciale Sh.Sh. është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që çuan të riun të ndërmerrte një akt të tillë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH