Opozita: Xhaferi të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kodit të Etikës

Opozita kërkon që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kodit të Etikës. Ditën e katërt pasi që u shfaq në publik një regjistrim, ku kryeparlamentari dëgjohet duke thënë fjalë vulgare nga Kuvendi, ende nuk ka asnjë reagim, asnjë mohim për vërtetësinë e regjistrimit. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Xhaferi ka shkelur nenin 14 të Kodit të Etikës, ku shkruhet se “ka bërë shkelje të rëndë deputeti i cili ushtron presion ndaj nëpunësve civilë dhe punonjësve tjerë në shërbimin e Kuvendit në kryerjen e detyrës”, shkruan Alsat.

Për shkeljen e Kodit vendos Komisioni Parlamentar për Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, ndërsa kryetari i tij, deputeti Panço Minov, sot për shkaqe shëndetësore nuk është përgjigjur nëse dhe kur do ta caktojë seancën.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se partia nuk do të iniciojë interpelancë ndaj Xhaferit, sepse nuk i ka 61 votat e nevojshme dhe nuk pret mbështetje nga LSDM pasi në të kundërtën, do të binte Qeveria e Kovaçevskit.

“Tani, si të bëjmë interpelancë? Dëgjojmë se si zvarriten këta të LSDM-së për ta mbrojtur Talat Xhaferin, i cili shau nënat e të punësuarve në Parlament. Ja kjo është. Këto janë vlerat? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, nëse këto janë vlerat dhe nëse qëndrojnë pas këtyre politikanëve, atëherë më falni, por nuk dua të jetoj me vlera të tilla”, tha Hristijan Mickoski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Kovaçevski tashmë ka thënë se nuk do ta komentojë incizimin sepse nuk mund të shihet se kush kujt i drejtohet. Kryeministri dje ishte në shoqërinë e njeriut të parë të Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilin ndoqën ndeshjen e skuadrës së “Shkupit” në Çair. Kjo është hera e parë që kryetari del në publik që nga publikimi i videos, por ende nuk është shfaqur para mediave. Xhaferi sot është nisur për vizitë pune në Bundestagun gjerman.

Ndryshe, nëse Komisioni Parlamentar për çështje të Rregullores konfirmon se Xhaferi ka shkelur rëndë Kodin e Etikës, ai do të kalojë me “vërejtje publike”.

Lluka Andreev

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme