Pas 55 vitesh përçarje, pajtohen Kisha Ortodokse Maqedonase dhe ajo Serbe

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase dhe ai i Kishës Ortodokse Serbe mbajtën sot liturgji të përbashkët në Beograd për të pajtuar dy kishat pas më shumë se gjysmë shekulli përçarje. Përkatësisht, kisha ortodokse serbe dhe maqedonase i ndërprenë marrëdhëniet zyrtare në vitin 1967 kur KOM-i në kohën e Jugosllavisë shpalli autoqefalinë, raporton Alsat. Autoqefalia do të thotë pavarësi e plotë, në këtë rast nga kisha serbe, sepse ajo që nga viti 1920 ishte e fundit që udhëhiqte jetën kishtare ortodokse në territorin e Maqedonisë së Vardarit kur vendi ynë ishte pjesë e Serbisë.

Mirëpo, menjëherë pas këtij akti të shpalljes së pavarësisë, autoritetet shpirtërore në Beograd i ndërprenë rreptë marrëdhëniet me KOM-in dhe kërkuan që të gjitha kishat e tjera ortodokse në botë të bëjnë të njëjtën gjë dhe ashtu ndodhi.

Kjo situatë e izolimit të plotë të KOM-it zgjati 55 vjet deri në javën e kaluar kur Patriarkana Ekumenike në Stamboll e njohu kishën ortodokse në Maqedoni si kanonike, gjegjësisht legale. Kështu, kisha maqedonase, priftërinjtë, murgjit dhe populli nuk konsideroheshin më të përjashtuar nga bota ortodokse.

Patriarkana Ekumenike ka rëndësi të veçantë në ortodoksi, sepse ajo u krijua menjëherë pas rënies së Perandorisë Romake dhe për shekuj ishte kisha kryesore e të krishterëve ortodoksë në botë.

Për KOM-in, Patriarkana Ekumenike përdorte emrin Kisha e Ohrit, sipas emrit të Kryepeshkopatës së vjetër të Ohrit që rregullonte jetën kishtare në vendin tonë deri në shekullin e 18-të.

Por, me liturgjinë e sotme të përbashkët në Beograd, nuk do të thotë që KOM-i fiton menjëherë pavarësinë nga ajo serbe, por se dy kishat i rivendosin marrëdhëniet e prishura në vitin 1967 dhe se KOM-i nuk është më në izolim botëror.

Negociatat shtesë me kishën e Beogradit do të pasojnë për statusin dhe autoqefalinë e mundshme. Deri atëherë KOM ka statusin e kishës së pavarur, gjegjësisht autonome, por në kuadër të kishës ortodokse serbe./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme