Grupi i Kumanovës më 23 maj ndërpret grevën e urisë, kjo është arsyeja

Disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës sot nga burgu i Shkupit përmes një letre të shkruar nga Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti, Irfan Lutfiu, Elham Arifi dhe Seadodin Abdullai njoftojnë opinionin se do të vazhdojnë grevën e urisë deri më datë 23.05.2022. Më pas sipas greva do të ndërpritet për disa arsye, njëra se u është premtuar realizimi i kërkesave të tyre dhe e dyta për shkak shqetësimit të familjarëve rreth shëndetit të tyre.
Në vazhdim letra e plotë…

Po e shkruajmë një letër pa titull, që si të dojë ta vlerësoj mbarë opinioni i gjerë, sepse pas kësaj ne nuk kemi mënyrë tjetër se si të veprojmë më tutje, gjithçka mbetet në përgjegjësi të gjithë atyre institucioneve që nuk e kanë zbatuar ligjin dhe gjithçka mbetet përgjegjësi e secilit individ i cili ka pasur mundësi ta ngrej zërin gjatë gjithë këtyre ditëve, të cilat ditë për ne ishin shumë të rënda!

Gjithçka ishte e paraqitur për tërë shoqërinë nëpër rrjete sociale dhe media ku shfrytëzojmë rastin të ju falënderohemi tej mase të gjithëve për kontributin e tyre, të gjithë tanimë kanë kuptuar padrejtësitë qē po na bëhen sistematikisht 7 vite. Ne kishim edhe thirrje nga burgu përmes një audio transmetimi me datë 08.05.2022 që të ngritët zëri i popullit, kuptohet edhe nga të gjithë ata deputet të zgjedhur pa bërë ndarje pozitë-opozitë dhe nga faktori ndërkombëtarë në vend për të drejtën për fundjavë të lirë dhe të drejta tjera!

Por pas 17 ditëve grevë urie dhe izolimi total edhe pse gjendja shëndetësore po përkeqësohet ditë për ditë por është prezentë edhe frika pasi që dy nga ne janë edhe me sëmundje kronike si diabeti apo edhe sëmundje tjera, me mundësi të shumtë për humbje edhe jetësh, e kjo na bën të detyruar t’ju drejtohemi përmes kësaj letre për herë të fundit që ta mbyllim këtë kapitull dhe kjo letër të shërbej si dëshmi në të ardhmen se si shteti i trajton qytetaret e vetë në mënyrë jo të barabartë mes etniteteve!

Për në fund ju njoftojmë se ne do të sakrifikojmë deri më datë 23.05.2022 të jemi në grevë urie duke e përdor këtë masë të vetme alternative për realizimin e të drejtave tona, arsyeja se përse deri në këtë datë është se na është premtuar nga takimi paraprak me drejtorin për zbatimin e sanksioneve dhe drejtorin e shtëpisë, se deri në ketë datë do të mundohen që ti realizojnë kërkesat tona, por deri tash pa asnjë rezultat.

Nëse në këtë datë nuk kemi asnjë përgjigje, ne do të ndërpresim grevën, arsyeja është e qartë (shqetësimi që u bëhet familjarëve për rrezikun se do të shkaktohet humbje e shëndetit dhe jetëve, sepse fundja mjaft kemi dhënë nga ky këndvështrim).

Neve nuk na mbetet asgjë të shtojmë më shumë vetëm se që të bëjmë një apel të fundit:
Dilni për zot djemve tuaj; sepse sot neve na ka ndodhur nesër do të ju ndodhë edhe juve por edhe me keq ndoshta sepse gjithçka është në sipërfaqe dhe po shihet mirë si kristali se çfarë ardhmërie na pret.

Letrën e shkruam së bashku:
Arsim Bajrami
Musadik Pajaziti
Irfan Lutfiu
Elham Arifi
Seadodin Abdullai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme