Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) në takimin e sotëm arritën marrëveshje për pagat e të punësuarve në çerdhe. Ministrja Trençevska pas takimit deklaroi se të dyja palët janë pajtuar për një Marrëveshje të re Kolektive e cila do të miratohet kah fundi i këtij muaji.
“Me takimin e sotëm treguam se mënyra e vetme përmes së cilës mund të vijmë tej përparimi i të drejtave të punëtorëve është pikërisht përmes dialogut social. Në takimin me sotëm Ministria e punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuesit e SASHK-ut i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes Kolektive, përmes të cilave rregullohet pagesa e pagave dhe kontributeve gjatë kohës së grevës. Para disa ditëve mbledhja mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe SASHKU-ut u soll vendim për të cilin u pajtuan të dyja palët për pagat e punonjësve në çerdhe dhe në arsim, që të rriten për 15 për qind, që nënkupton se të gjitha pjesët e vendimit për grevë janë realizuar dhe e fundit është fillimi i procesit për përgatitjen e Marrëveshjes së re Kolektive, menjëherë pas 24 majit pas festës, fillojmë me grupet e punës të cilat tanimë janë definuar dhe formuar nga ana e të dyja palëve dhe deri ë fund të muajit maj do ta miratojmë marrëveshjen e re kolektive që nënkupton të drejta të tjera plotësuese të të punësuarve në çerdhe”, tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
“Sot e rrumbullakuam procesin e negociatave lidhur me kërkesat e SASHK-ut ndaj ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ajo që ishte kontestuese për pagat dhe mëditjet ne të punësuarve në çerdhe të cilët ishin në grevë, sot me ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive e rregulluam edhe këtë të drejtë të punësuarve”, tha Nedellkov.