Nxënësit, të pavendosur për arsimin e mesëm

Gazetar: Melihate Rustemi 

Semimaturantët po vazhdojnë të shfletojnë ofertat e shkollave të ndryshme për t’u përcaktuar se në cilën prej tyre do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjimnazi i matematikës dhe informatikës në vitin e tretë të themelimit mbetet në pritje të nxënësve të talentuar në këto drejtime duke u mundësuar të njëjtëve bursa prej 3.500 denarë dhe konvikt falas për nxënësit jashtë qytetit të Shkupit. Profesoresha Egzona Iseni tha për Alsat se ky gjimnaz mbetet shpresë për krijimin e kuadrove të reja në matematikë që tashmë vitet e fundit po paraqitet si lëndë deficitare në shumë shkolla fillore dhe të mesme, shkruan Alsat.

“Në qoftë se gjeneratë pas gjenerate do të kemi kërkesë të funksionojë jo vetëm një paralele por edhe më tepër paralele patjetër që ato nxënës kur do të mbarojnë nuk besoj që pastaj të zgjedhin drejtime shoqërore që veç është problem punësimi në shtetin tonë. Ata do të kërkojnë të mbarojnë drejtimet qoftë matematikë po edhe lëndët aplikative që kanë baza nga matematika që automatikisht do të kemi edhe rezultate besoj më të mira”, tha  Egzona Iseni, mësimdhënëse

YouTube video

Aplikimi për këtë gjimnaz do të bëhet në formën elektronike më së voni deri më 30 maj. Më 1 qershor do mbahet testi kualifikues në lëndën matematikë ndërsa më 3 qershor ai i lëndës së fizikës. Nxënësit që aktualisht mësojnë në këtë shkollë të mesme thonë se me punë kalohet çdo vështirësi.

“Për semimatrantët mund të them që nëse ka nxënës të talentuar në matematikë, programim dhe fizikë, mendoj që kjo është shkolla më se e duhur për ato, plan programi është tejet i mirë prandaj edhe unë erdha këtu. Në fillim normalisht që ka qenë pak më rëndë por jemi adaptuar edhe ne pak më shpejtë”.  nxënëse

“Mësojmë shumë gjëra të mira në matematikë dhe informatikë dhe vlerësoj se kjo shkollë siguron një të ardhme shumë të mirë të programeve të ardhshëm. Pas përfundimit të këtij gjimnazi do të jemi më shumë se të përgatitur për fakultet apo për ndonjë vend pune”,  nxënës

Për momentin shkolla e mesme e matematikës dhe informatikës funksionon në kuadër të objektit të shkollës së mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski”. /Aslat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme