Nga Genc ÇAUSHI
Gjatë transmetimi live nga lufta në Ukrainë, një korrespondet i CNN i konsiderojë raketat antitank Javelin dhe dronët Bayraktar TB 2 si dy armë (game changer) që po ndryshojnë kursin e luftës për shkak të efaiksitetit me të cilin ushtria e Kievit po gjymton arsenalin ushtarak rus.
Shqipëria e cila ka marrëdhënie të shkelqyer me prodhuesit e ketyre pajisjeve luftarake, Turqine që fabrikon dronët Bayraktar dhe SHBA që fabrikon raketat Javeli, ka porositur për të blerë para pak ditesh raketat antitank Javelin të prodhurara nga konsorciumi amerikan Javelin Joint Venture, e cila përbëhet nga kompanitë Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp.
Lajmin është bëri i ditur nga vetë kompania përmes një njoftim për shtyp ku raportoi se blerjet e Shqipërisë, Norvegjisë, Letonisë dhe Tailandës janë pjesë e një porosie me vlerë prej 316 milionë dollarë nga Pentagoni. Ndërsa përsa i perket droneve Bayraktar TB 2 Shqiperia ka me pak se nje vit qe gjatë vizitës në Stamboll në qershor, 2021 kur kryeministri Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.
Në 22 qershor të po atij viti, qeveria shqiptare ndryshoi buxhetin me akt normativ për të shpenzuar 1 miliard lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për pajisjen me dronë në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.
Edhe pse në relacion nuk specifikohet se bëhet fjalë edhe për dronë ushtarakë, media turke Daily Sabah, raporton se interesi i Shqipërisë për blerjen e droneve Bayraktar TB2 u zyrtarizua pasi parlamenti i vendit ndau një buxhet shtesë prej më shumë se 8 milionë euro për një prokurim të tillë. Miratimi erdhi pasi ministri Bledar Çuçi dhe zyrtarë ushtarakë bënë një vizitë në Turqi.
Si dronët Bayraktar TB2 dhe raketat antitak Javelin me te cilët është dhe do të pajset ushtria shqiptare janë bëre sinonim i suksesit ushtarak ukrainas. Keshtu një artist kanadez që shet bluza te stampuara eshte shendrruar në një meme në internet ku shfaqet Virgjëresha Mari duke shtrënguar një rakete Javelin, ka arritur te mbledh mbi 1 milion dollarë për bamirësi.
Goditja me raketave Javelin lejon shënjestrimin e pikave më të dobëta të një automjeti të blinduar, duke rezultuar në një shkallë mbi 90% të saktesise asgjesuese gjatë konfliktit në Ukrainë, sipas burimeve nga Pentagoni. Ndersa një këngë që lavdëron saktasine goditese vdekjeprurëse te dronit Bayraktar dhe tallet me forcat ruse është bërë himn i rezistencës se ushtrise ukrainase, tashme eshte virale ne internet ne platformat sociale Twitter, Youtube etj.
Gjithashtu eshtë nje lloj krenarie që ka nxitur edhe emërtimin e një brezi të ri kafshësh shtëpiake dhe madje edhe një lemuri të lindur në kopshtin zoologjik të Kievit të quajtur Bayraktar për nder të tij. Dronët kanë një çmim nën 2 milionë dollarë secili sipas vlerësimeve, ndersa Javelin kushton rreth 250 mijë dollarë për cope./GSH