Njëri ga njerëzit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka theksuar se si policia nuk është marrë fare me një kërcënim i cili vjen nga një polic i Policisë së Kosovës ndaj Albin Kurtit.
“Është një polic i Kosovës i cili po ashtu në rrjetin Facebook ka deklaruar se do ta djegte me benzinë të gjallë Albin Kurtin dhe ne e kemi çuar denoncimin”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, këtij polici nuk i është ngritur asnjë aktakuzë.
Ndërkohë që i është ngritur aktakuzë një qytetari brenda një kohe rekorde, i cili kishte kërcënuar në Facebook djali e kryeministrit dhe ministrin e Punës, Arban Abrashi.