Dy alpinistë nga Kavadari dhe një nga Negotina, sot janë ngjitur në majën Brighthorn Zermatt në Alpet zvicerane, e cila ndodhet në lartësinë 4.164 metra.
Fjala është për Goce Popovin dhe Vesna Çemerskën nga Kavadari, anëtarë të shoqatës alpiniste “Orle” dhe Pere Samandov nga Negotina.
“Nuk kishte probleme. Ne ecëm për pesë orë e tridhjetë minuta. Në majë ishte minus tetë gradë, moti ishte i vranët”, tha Popov për MIA.