Kovaçevski takohet me kryeministrin italian, Mario Draghi – Ja çka u bisedua

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës në Romë ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin italian, Mario Draghi.

Sipas Kovaçevskit në takim është biseduar edhe për idenë e presidentit francez Emanuel Makron për union të ri polit të BE-së për vendet aspirantë për anëtarë të unionit.

Ai tha se qëndrimi i homologut tij italian është se ideja e Makron duhet sqaruar dhe zbërthyer në Këshillin e Evropës për të kuptuar më qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Kovaçevski ritheksoi nevojën e fillimit të negociatave me BE-në sa më shpejt që është e mundur.

“Folëm vetëm për idenë e cila u prezantua nga presidenti i Francës, Emanuel Makron. Edhe kryeministri italian mban qëndrimin se duhet mbajtur mbledhje e Këshillit Evropian ku edhe do të sqarohet e gjithë ideja dhe të komentohet se si mund të zbatohet në të ardhmen”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme