“Arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi”

Me një pankartë ku shkruhet “Ik atje, heshtë!”, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndër të tjera, kjo parti thotë se “arroganca dhe lajthitja nuk kanë komb por kanë emër dhe mbiemër: Talat Xhaferi.

“Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë dhe kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e vrazhdë ndaj punonjësve në shërbimin parlamentar, por u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Është jashtëzakonisht e papranueshme që njeriu që ka firmosur i pari Kodin e Etikës të sillet në Kuvend, ta shkelë atë në mënyrë të rëndë dhe të ikin nga përgjegjësia dhe me deputetët e qeverisë të përpiqen ta fshehin këtë skandal nën tapet”, tha deputetja Dafina Stojanovska./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme