Pas kritikave të Trumpit për NATO-n, Evropa po mendon ta krijojë ushtrinë e vet

Udhëheqësit evropianë, u alarmuan nga komentet e kohëve të fundit të Presidentit Donald Trump se NATO-s “i ka ikur koha”.

Që kur u krijua, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kjo organizatë ka qenë në themel të sigurisë së Evropës, por disa udhëheqës të BE-së thonë se Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet.

Por, pa mbështetjen amerikane, kontinenti do të përballej me një defiçit të jashtëzakonshëm në aftësi ushtarake.

Trupat gjermane po bëjnë përgatitjet e fundit të dislokimit në Lituani, në kuadër të përforcimit me 4000 mijë trupa të NATO-s, në shtetet balltike dhe Poloni.

Lëvizja ka si synim, që t’u krijojë siguri vendeve në kufi të aleancës. Por komentet e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump në një intervistë se NATO-s i “ka ikur koha”, i kanë tronditur aleatët evropianë.

“Përveç krizave që patëm vitin e kaluar, në Ukrainë, Siri, Detin e Kinës së Jugut, Korenë e Veriut etj, tani duket se paniku është gati të përfshijë edhe hapësirën transatlantike. Shtrohen pyetje nëse NATO-s i ka ikur koha apo jo? Bashkimi Evropian, a është diçka tyre?”

Përgjigjia e kancelares gjermane, Angela Merkel ishte se Evropa e ka tani fatin në duart e veta. Por BE-së do t’i duhet të bëjë një ndryshim dramatik në politikën e Bashkimit Evropian për të kompensuar çdo thyerje në aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Megjithëse ka pasur mjaft diskutime për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian, asgjë nuk mund ta zëvendësojë fuqinë ushtarake amerikane. Deri në 75 për qind e të gjitha aseteve në NATO u takojnë Shteteve të Bashkuara”.

Aktualisht Gjermania, së bashku me disa aleatë të tjerë evropianë në NATO, shpenzon shumë më pak se sa 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që kishin premtuar në vitin 2014, si fond për NATO-n.

“Gjermania ka premtuar se do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen, por jemi ende larg dhe veçanërisht në një vit zgjedhjesh për Gjermaninë, shanset janë shumë të pakta për një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes”.

Anëtarë me peshë të NATO-s, si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, duan një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe zbulimi brenda Bashkimit Evropian, një lëvizje që është mbështetur nga zyrtarët në Bruksel.

“Para së gjitash do të thotë që evropianët po e marrin seriozisht sigurinë e tyre. Kemi filluar ta bëjmë këtë shumë para referendumit në Britani, shumë përpara zgjedhjeve amerikane, sepse siguria është një përparësi për evropianët”.

Britania ka bllokuar përpjekjet për krijimin e një aleance ushtarake të Bashkimit Evropian, pasi druhej se mund të minonte NATO-n.

Por tani që Britania nuk do të jetë më pjesë e BE-së, thirrjet për një forcë ushtarake të Bashkimit Evropian mund të intensifikohen. /VoA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme