Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

  • 1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit. –

3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përrreth. Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Për herë të parë, regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël. Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme