U mbytën në “Liqenin e Prushit” në Tiranë, nxirret trupi i njërit prej vogëlushëve! Po laheshin me… (DETAJE)

Është nxjerrë trupi i pajetë i një prej dy fëmijëve të mbytur të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit, në Tiranë.

Sipas informacioneve 4 prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën të zhdukur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ekipet e polumbarëve të Res kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupit të një prej viktimave, ndërkohë që vijojnë kërkimet për trupin e fëmijës së dytë.

Grupi hetimor  dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme