Misajllovski: Problemi më i madh në shtet është Qeveria dhe partnerët e saj të koalicionit

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski i ftuar në emisioni “360 gradë”, deklaroi se subjekti i tij politikë disa herë deri më tani i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Qeverisë aktuale, për miratimin e ligjeve të cilat janë në dobi të qytetarëve, por se kjo nuk ka hasur në mirëkuptim. Sipas Misajllovskit kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e drejtë legjitime, andaj nuk kuptojnë arsyen e hedhjes poshtë të kërkesës së tyre për takim liderësh, ku mes tjerash do të bisedohej edhe për zgjedhje të parakohshme, shkruan Alsat.

“Ne para se ta fillonim këtë bllokadë aktive, paralajmëruam edhe një sërë masash, në fakt kërkuam nga LSDM-ja dhe nga të gjitha partitë politike që të bisedojmë për shumë ligje, dhe ajo që është e mirë, ata ligje që janë të mira bashkë t’i votojmë dhe t’i vendosim në seanca të posaçme, që të flasim për shëndetësinë, për arsimimin, për ekonominë dhe për gjithçka që është e nevojshme. Por nuk ka mirëkuptim. Po, një nga kërkesat është e drejtë legjitime e opozitës, që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pse e themi këtë, ja veçmë është viti i gjashtë i kësaj garniture në pushtet dhe gjithnjë po përballemi me kriza. Kemi krizë me pandeminë, kemi krizë energjetike, kemi krizën të madhe me konfliktin ushtarak, por kemi edhe një krizë të rrezikshme ekonomike me të gjitha harxhimet për jetë. Për këtë arsye e shtrijmë dorën të ulemi dhe të flasim, në rast se nuk kanë kapacitet, a shohim që këtyre 6 viteve nuk kanë kapacitet që të përballen me të gjitha këto probleme, andaj edhe e shtrijmë dorën të ulemi dhe bashkë t’i zgjidhim disa çështje. Po është e drejtë që të kërkojmë që të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse problemi në shtet është qeveria dhe partnerët e koalicionit”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme