Shkup, sanksionohen 152 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie

Policia në kontrollin e intensifikuar të aksionit në territorin e vendit për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dje ka sanksionuar 152 drejtues mjetesh, njofton MPB.

“Prej tyre gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Kështu, 57 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 95 në vende të pa banuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Brendshme bën me dije se do të vazhdojë me kontrollet e intensifikuara aksionale edhe në ditët në vijim dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit për rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme