Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e zjarrit që para pak çastesh kaploi ish fabrikën e duhanit në Tetovë. Në ndihmë të tyre përveç disa kompanive private kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Gostivari. Gazetari i Alsat nga Tetova, Bashkim Sulejmani raporton se deri në këto momente nuk ka persona të lënduar.
Alsat mëson se drejt Tetovës janë nisur edhe zjarrfikësit nga Shkupi për t’ju ofruar ndihmë në shuarjen e zjarrit kolegëve të tyre nga Tetova.