Zjarri që kaploi ish fabrikën e Monopolit në Tetovë ka shkaktuar tym të zi dhe shumë të dendur i cili do të ndikoj në ndotjen e ajrit dhe ndaj shëndetit të të sëmurëve kronik, andaj autoritetet kompetente bëjnë apel që të sëmurët kronik dhe gjithë ata që kanë probleme me organet e frymëmarrjes të mos dalin pa nevojë. Edhe policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve për-rreth ish fabrikës së Monopolit.
Ndryshe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit vazhdojnë edhe më tutje. Në ndihmë siç kemi raportuar më herët zjarrfikësve nga Tetova u kanë dalë kolegët e tyre nga Gostivari dhe Shkupi, si dhe disa kompani private./Alsat.mk