Një 66-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e nuses së djalit të tij, 21-vjeçare duke braktisur dhe fëmijën e saj të mitur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkëndi, Belsh, ku vjehrri ka deklaruar se 21-vjeçarja është zhdukur prej 20 ditësh, duke lënë pas dhe fëmijën e saj të mitur. Blutë e Cërrikut kanë nisur punën për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka bërë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.