Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut Kate Byrens, tha se Uashingtoni dhe Shkupi nëpërmjet Dialogut Strategjik që do të zhvillohet pas disa ditësh do të vendosin marrëdhënie të një niveli më të lartë mes dy vendeve. Megjithatë Ambasadorja Byrens tha se ky dialog nuk duhet të shihet si zëvendësim për anëtarësimin në BE të vendit. Ajo gjithashtu shprehu shqetësime ndaj institucioneve të vendit, ku theksoi korrupsionin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Këto deklarata Byrens i bëri gjatë intervistës në Programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.00./Alsat.mk