A do të ketë mungesë të ushqimit? – Flet ministri Nikollovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, nuk tregoi nëse qytetarët do të ballafaqohen me rritje të reja të produkteve bazë nëse të mërkurën hiqen masat anti–krizë të qeverisë.

I pyetur rreth spekulimeve në opinion se disa markete kanë grumbulluar produketet ushqimore dhe presin pas shkrirjes së çmimeve t’i nxjerrin në treg, Nikollovski tha se kjo çështje është në ingerencë të Ministrisë së Ekonomisë.

“Ministria e Ekonomisë i ka kompetencat në këtë drejtim. Besoj se do të na informojë dhe se po ndërmerren të gjitha masat e mundshme përmes inspektoratit. Puna jonë është që të kujdesemi për rritjen e prodhimit vendor. I sigurojmë qytetarët se nuk do të ketë mungesë të ushqimit, sepse e shohim interesin që e shkaktoi plani nacional për prodhimin e ushqimit.”, deklaroi ministri i BPEU-së, Ljupço Nikollovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme