Për çfarë do të bisedojnë nesër Putini dhe Trump?

Presidenti rus, Vladimir Putin nesër do ta uroj Donlad Trumpin për marrjen e detyrës së presidentit të SHBA-ve.

Putin këtë do ta bëjë përmes telefonit.

“Ai me atë dëshiron të shkëmbejë pikëpamje për gjendjen aktuale në marrëdheniet bilaterale”, ka njoftuar Kremlini, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i Kremlinin, Dmitrij Peskov, në konferencë për media, ka saktësuar se Trump dhe Putin do të bisedojnë nesër në mbrëmjes përmes telefonit.

I pyetur se a do të bëhet fjalë për Ukrainën, Peskov ka thënë se është pak e besueshme që ata dy do të flasin për një numër të madh të temave, marrë parasysh se ky është kontakti i tyre i parë pas inaugurimit të Trumpit.
“Të shohim, keni durim”, ka thënë Peskov.

Duke u thirrur në burime anonime, Reuters sot ka raportuar se edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel nesër do të bisedojë me Trumpin, kurse pritet që tema kryesore të jetë Rusia. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme