Afër 19 mijë persona mbi moshën 15 vjeçare në të gjithë vendin janë analfabetë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Mbi 13 mijë gra dhe mbi 5 mijë burra, persona mbi 15 vjeç në vend tonë, janë analfabetë. Numri i sakt i personave analfabetë në shtet është 18 897 ose 1.2% e popullsisë rezidente. Enti Shtetëror i Statistikës publikoi grupin e tretë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vend për nivelin e shkollimit dhe fuqinë punëtore, shkruan Alsat.

Mbi 23 mijë persona ose 1.5% janë pa asnjë lloj shkollimi. Mbi 62 mijë persona ose 4% janë pa arsim fillor të përfunduar, 27% janë me arsim fillor, 44% janë me arsim të mesëm, 17% me arsim të lartë, afër 2% me magjistraturë dhe 0.4% me doktoraturë. Për 3% të popullsisë rezidente mbi 15 vjeç nuk ka të dhëna për përgatitjen shkollore ose akademike.

Popullsia rezidente mbi 15 vjeç
18 897 janë analfabetë – 1.2% – (13 380 gra dhe 5 517 burra)
23 192 persona ose 1.5% janë pa arsim
62 129 persona 4.1% janë pa arsim fillor të përfunduar
423 456 persona ose 27.8% janë me arsim fillor
672 375 persona ose 44.1% janë me arsim të mesëm
263 349 persona ose 17.3% janë me arsim të lartë,
29 654 persona ose 1.9% janë me magjistraturë
6 037 persona ose 0.4% janë me doktoraturë
45 174 persona ose 3% janë pa të dhëna për përgatitjen shkollore ose akademike

Personat me nivel më të lartë arsimor janë në numër më të madh në drejtimet; inxhinieri, prodhimtari dhe ndërtimtari kurse më pak në drejtimet teknologji informatike dhe të komunikimit.

Popullsia e aftë për punë mbi moshën 15 vjeçare është 1 525 366, prej të cilëve 608 520 janë të punësuar kurse 109 249 të papunësuar. Numri i personave joaktiv është 768 549.

Popullsia rezidente mbi 15 vjeç
1 525 366 – persona të aftë për punë
608 520 janë të punësuar
109 249 të papunësuar
768 549 persona janë të aftë për punë por joaktiv

Më shumë të papunë janë me shkollim të mesëm, gjegjësisht, mbi 56 701 persona. Më shumë të punësuar ka në industrinë e përpunimi, gjegjësisht 123 347 persona.

Enti i Statistikës thotë se këto të dhëna nuk janë befasuese.

“Ajo që nuk na habit dhe që nuk duhet të presim është që ne të jemi dhe popullsia ekonomikisht më aktive në botë. I dimë problemet me të cilat përballemi. Numrat janë pasqyrë reale e të dhënave në shtet. Statistika është këtu për të na treguar gjendjen si është, jo ashtu si do të donim të ishte dhe jo ashtu siç nuk do të donte askush që të jenë”, deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikës.

Sipas regjistrimit të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i popullsisë është 2 milion e 97 mijë e 319. Numri i popullsisë rezidente është 1 milion e 836 mijë e 713 kurse i personave të vetëregjistruar nga diaspora është 260 mijë e 606. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme