Nikoliq: Ka kaluar koha e njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se ka kaluar koha e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i shtetit serb në  një intervistë për televizionin shtetëror portugez është shprehur i bindur “se shtetet që e kanë njohur Kosovën tashmë e kanë pyetur veten se çka kanë fituar me një akt të tillë”, njofton Klan Kosova.

I pyetur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën apo do të vazhdojnë të insistojnë në pavarësinë, si zgjidhja e vetme ai ka thënë: “Le të mendojnë për administratën e re  amerikane dhe le të na tregojnë se çfarë ata mendojnë për Kosovën dhe Metohinë. Pra, nëse kjo është në përputhje me dëshirat tona ose që të përputhemi diku në këto dëshira, unë do të pranojë çdo këshill të SHBA-së”, ka thënë Nikoliq.

Duke folur për politikën e Amerikës ndaj Kosovës, numri një i Serbisë ka deklaruar poashtu se pret që administrata e re amerikane të fillojë ta shfaq veten dhe sipas tij “duket se qeveria e mëparshme në SHBA i ka bërë shumë probleme presidentit të Donald Trump, duke ia lidhur duart”.

Nikoliq tha më tutje se nuk mund të komentojë mbi politikën amerikane, aq më pak për faktin se mund të ketë ndikim në të.

“Unë vetëm e di se nuk mund të jetë aq e keqe sa ajo e administratës së mëparshme. Që Donald Trump të arrijë të bëjë më të keqen e asaj që ka deklaruar, tash për tash nuk do të jetë gjë më e keqe se ajo që bëri Hillary Clinton”

Sipas Nikoliqit, Clintonët kanë punuar aq mirë për shqiptarët saqë kanë fituar monumente dhe emra të rrugëve në Prishtinë.

“Nuk mundet që  Amerika t`iu thotë serbëve dhe shqiptarëve: Bëhuni të mirë dhe bisedoni mirë nëse vendos sanksione ndaj Federatës Ruse. Nuk mund të jetë Amerika, gjyqtari kryesor në botë lidhur me atë se kush dhe si duhet të sillet”, ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme