Zyrtare: Agron Selimaj jep dorëheqje nga posti i shefit të AKI-së

Shefi i deritashëm i AKI-së, Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Në letrën që është publikuar në faqen zyrtare të AKI-së, e që është klasifikuar si “e kufizuar”, Selimaj nuk ka shkruar asnjë arsye të dorëheqjes së tij. Krejt në fillim të saj, ka thënë se pas shtatë viteve punë në këtë institucion, “ka ardhur koha që me familjen e tij të fillojnë një kapitull të ri”.

Ka falënderuar presidentët dhe kryeministrat me të cilët ka pasur punë përgjatë misionit të tij.

Koha.net raportoi më parë bazuar në burime të sigurta për dorëheqjen e Selimajt.

Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme