Kryeinspektori i AKI-së flet për dorëheqjen: Vallai s’di kurgjo!

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani ka demantuar zërat se ai pritet të jap dorëheqje nga posti që mban aktualisht.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk ka marrë ndonjë informacion lidhur me shkarkimin eventual nga detyra e IPAKI-së. “Vallai unë nuk di kurgjo dhe s’ka kurgjo prej kësaj pune, absolut. Unë s’po di sen”, ka thënë shkurt ai.

Ndërsa, nuk ka dashur ta komentoj largimin e shefit të AKI-së, Agron Selimaj.  “S’mundem me komentu, është mirë me thirr Agronin me komentu vet”, është shprehur ai.

Ndryshe, shefi i deritashëm i Intelegjencës kosovare në letrën që është publikuar në faqen zyrtare të AKI-së, e që është klasifikuar si “e kufizuar”, Selimaj nuk ka shkruar asnjë arsye të dorëheqjes së tij.

Në fillim të saj, ai ka thënë se pas shtatë viteve punë në këtë institucion, “ka ardhur koha që me familjen e tij të fillojnë një kapitull të ri”. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme