Nikoliçi: Trumpi do ndryshojë politikën amerikane ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shpreson që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, do të ndalojë luftërat dhe konfliktet verbale të nisura nga administrate e Obamas.

Ai ka theksuar se pret të dëgjojë edhe mendimin e administratës së re amerikane rreth Kosovës, dhe është i gatshëm të marrë këshilla prej saj, raporton agjencia e lajmeve FoNet.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Portugalisë, i pyetur rreth politikës së SHBA-së ndaj Kosovës, Nikoliq ka thënë se pret që administrata e re amerikane të deklarohet, dhe ka shtuar se i duket që administrata paraprake ka krijuar shumë probleme për Trumpin, që t’ia lidhë duart, citohet Koha. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme