Evropa në rrezik

“Kërcënimi Europës nuk i vjen vetëm nga jashtë. Rrezikun e kemi dhe brenda radhëve tona”

Aksi franko-gjerman rishfaqet sërish me apelin e përbashkët të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Francois Hollande për unitet përballë kërcënimeve në rritje, si populizmi që po merr hov anekënd Europës, apo sinjalet amerikane të braktisjes së tregtisë së lirë.

Merkel dukej e shqetësuar sidomos nga zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

“Europa përballet me sfida të mëdha të brendshme e të jashtme, të cilat mund të menaxhohen vetëm duke punuar së bashku. Na nevojitet një angazhim i qartë dhe i përbashkët i bllokut europian për të mbrojtur ato që kemi arritur deri tani, për të ruajtur vlerat e demokracive tona”, deklaroi Merkel.

Ndërsa Hollande sheh dallgën e populizmit si rrezikun më të madh që i kanoset sot Bashkimit Europian.

“Që të tregohem i ndershëm me ju, duhet të them se kërcënimi Europës nuk i vjen vetëm nga jashtë. Rrezikun e kemi dhe brenda radhëve tona dhe ai është rritja e ekstremizmit që përdor faktorë të jashtëm për të shkaktuar trazira të brendshme”, tha Hollande.

Që nga fillimi i presidencës së tij, Trump e ka përmbushur zotimin elektoral për tërheqjen nga Partneriteti i Trans-Paqësorit, një nga prioritetet e parardhësit të tij Barack Obama.

Presidenti i ri amerikan kërkon po kështu të rinegociojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, NAFTA, ndërsa pakti tregtar SHBA-BE, i përballur me pengesa që përpara largimit të Obamës, tani është krejtësisht i zhytur në pasiguri./politiko.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme