Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dje patën takim me kryetarin Ali Ahmeti, takim në të cilin është prezent edhe Musa Xhaferi. Në takim u diskutua për vendimin përfundimtar nëse do të bëhet koalicion me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo, BDI as mbrëmë nuk arriti që të sjellë ndonjë vendim përfundimtar. Ndërkohë, kjo parti sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, me fillim nga ora 13:00.
Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë tha se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Mbledhjet dhe takimet në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël vijnë në momentin kur kanë mbetur edhe dy ditë, përfshirë edhe ditën e sodit, nga skadimi i afatit kushtetues për mandatarin Nikolla Gruevski që të formojë Qeveri.