Rama bën emërime të reja në qeveri, ja mjekja që merr postin e Zv/Ministres së Shëndetësisë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është emëruar në detyrën e zëvendësministres  së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj.


Entela Ramosaçaj

Vendimi i firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Entela Ramosaçaj është me profesion mjeke infeksioniste dhe ka qenë në vijën e parë të mjekëve që kanë përballuar pandeminë e Covid-19.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme