Bikovski: Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor

Zoran Bikovski, nga Platforma kundër Varfërisë në Maqedoni, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se më e rëndësishmja në vend nuk është të ndërhyhet për zbutjen e valës së inflacionit, por të përmirësohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër punës në të zezë.

“Nuk ka rëndësi nëse do të zbutet pak vala e inflacionit. Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor. Të ketë rregulla dhe procedura të pastra. Të ketë inspektorat pune dhe tregu në çdo fabrikë ose dyqan. Të denoncohet puna në të zezë…të ketë sundim të së drejtës dhe rregulla të qarta loje. Shpërndarja e drejtë e të mirave të këtij vendi, sepse të gjithë jemi taksapagues, ndërsa nuk jemi të barabartë para ligjit”, tha Bikovski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme