Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH, Ziadin Sela janë në pritje të vendimit të BDI-së se çfarë do të vendos lidhur me koalicionin me VMRO-DPMNE. Në rast se Ahmeti me bashkëpartiakët e tij vendos për të shkuar në koalicion me VMRO-DPMNE dhe nuk do të marrë parasysh obligimet që dalin nga Deklarata e përbashkët e nënshkruar në fund të dhjetorit të kaluar, atëherë këto parti do të shpallin divorcin me Ahmetin rreth kësaj deklarate.
Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake brenda këtyre partive. Por këto dy parti do të marrin në mbrojtje Deklaratën, që të jetë dokument si pjesë e platformës së tyre në betejën politike.
“Po sigurisht se ne do të distancohemi dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Por Ahmeti dhe BDI më nuk guxojnë të thirren në këtë deklaratë”, theksuan nga koalicioni Rilindje me BESË. (INA)