Nëse BDI-ja vazhdon bashkëqeverisjen me VMRO –DPMNE-në, kjo sipas njohësve të çështjeve politike në vend, është vetëvrasje politike për BDI-në, shkruan Alsat-M. Sipas analistit Ismet Ramadani qytetarët nuk do ta mirëpritnin hyrjen e BDI-së sërish në qeveri me partnerin e deritanishëm pasi në këtë mënyrë do të thellohej kriza politike. Ramadani nuk përjashton mundësinë edhe të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rezistencës opozitare dhe ndërkombëtare.
Pa marrë parasysh se për çfarë modalitete tash po kalkulohet, me vet faktin se edhe më tutje do të kemi bashkëqeverisje VMRO- DPMNE – BDI, percepcioni te qytetarët do të jetë negativ, bile mendoj se do rritet edhe reakcioni opozitar dhe më shumë, qoftë në masivitet qoftë në intensitet dhe destabilizoi do të vazhdoi. Percepcioni nga ndërkombëtarët do të jete se nuk do të mund të binden ata se kjo dyshe mund ti plotësoj gjithë ato kritere, qoftë ato të Pribe-së apo Komisionit Evropian – Ismet Ramadani – deklaroi Analist Ismet Ramadani.
Edhe Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për edukim evropian mendon se BDI gjendet para një vendimi shumë të rëndësishëm dhe se hyrja në koalicion me VMRO – DPMNE-në me ose pa Nikolla Gruevskin do të thotë thellim i krizës politike në vend.
Nëse BDI vendosë që të bëjë koalicion me VMRO – DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, kjo fillimisht do të thotë fund politik jo të Ali Ahmetit, por të BDI-së, si parti politike. Nëse këtë e dëshiron, le të urdhërojnë. Por nëse Ali Ahmeti vendos që të ketë votim brenda partisë dhe të sheh cilët janë opsionet që degët më tepër i përkrahin udhëheqësia, degët , anëtarët e ekzekutivit , kjo do të thotë vetëm fund politik fund për Ali Ahmetin sepse ideja dhe platforma e tij do të dështojë – tha Andreja Stojkovski, QPE