Jakup Krasniqi ka bërë një reagim pas bisedës së sotme të Thaçit me Vuçiqin
Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas bisedës telefonike që Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuuçiq.
Ai përmes një postimi në facebook ka pyetur se “a më shumë janë gëzuar dje Vllasi e Morina kur kanë folur me Millosheviqin, apo Hashimi e Mustafa sot kur flasin me Vuçiqin e Nikoliqin”.
“KUSH E DINE?
A ME SHUME JANE GEZUAR DJE, VLLASI E MORINA KUR KANE FOLUR ME MILLOSHEVIQIN APO HASHIMI E MUSTAFA, SOT KUR FLASIN ME VICIQIN A NIKOLIQIN?
QE PESE VJETNE BISEDIMET E BRUKSELIN NUK MUJTEN ME U MARRE VESH PO THUAJSE PER ASGJE, NDOSHTA ME TELEFONATA MERREN VESH ME MIRE?!
ESHTE INTERESAN ME E DITUR EDHE KUSH ISHTE NDERMJETESUESI!
A PO NA NDJEK PAS PLANGPRISHTESIA DHE DERI KUR DO TE NDODH KJO?!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Ndërkohë, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se janë pajtuar të punojnë që nëpërmjet dialogut të zgjidhen të gjitha çështjet me interes reciprok./21Media