Sekretari i Mbrojtjes, i vetmi që mund ta kontrollojë Presidentin e paparashikueshëm

Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se Mattis nuk luan lojëra. Ai madje e ka përmendur nofkën e Mattis “Mad Dog”, që përkthyer në shqip do të thotë “qen i tërbuar”, duke thënë se vetëm një person i fuqishëm mund të ketë një nofkë të tillë, transmeton Gazeta Express.

Por vetëm një javë në krye të Pentagonit, Mattis për dallim nga shefi i tij i ri, Donald Trump, doli me deklarata pro NATO’S. Ai ri siguroi shtetet e Aleancës se SHBA do të vazhdojë politikën e saj pro NATO’s.

Trump deklaroi se NATO është institucion i “plakur”.

Menjëherë pas deklaratave të Trumpit, Mattis bisedoi në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, duke e siguruar atë për rëndësinë që ka për SHBA’në që është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Ai më pas bisedoi edhe me homologen gjermane, Ursula von der Leyen dhe me homologun francez, Jean-Yves Le Drain, duke iu shprehur atyre rikonfirmin se dy shtetet janë aleat të rëndësishëm të SHBA’së.

Me të tilla veprime, Mattis thuhet se po dërgon sinjale se ai do të jetë faktor i stabilitetit në administratën e presidentit Trump, i cili konsiderohet si person i paparashikueshëm. Ai po shihet si personi i vetëm që mund të mbajë nën kontroll presidentin Trump.

“Është e qartë që Gjeneralit Mattis i është dhënë një liri e madhe për të drejtuar Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë gjenerali i pensionuar Jack Keane.

Ai ka shtuar se sekretari Mattis është duke bërë veprime “të cilat cilido sekretar do t’i bënte, duke u thirrur në detyrat e tij”. Keane thotë se detyrë e Sekretarit të Mbrojtjes është të flas me homologët e tij dhe t’i sigurojë se kjo administratë do të vazhdojë mbështetjen për aleatët e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme