Kryetari i qytetit të Berlinit, Michael Mueller, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos ndërtoj mur përgjatë kufirit me Meksikën, dhe në këtë kuadër ia ka përkujtuar ish-presidentin republikan, Ronald Reagan, i cili kishte ftuar për shkatërrim të mureve të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.
“Ta keni parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Duhet t’i mbani mend fjalët e tij: “rrënojeni këtë mur”. Prandaj ju them: zoti president mos e ndërtoni këtë mur”, tha mbrëmë Michael Mueller, shkruan REL.
Por ndryshe nga Mueller, mendon kryeminsitri i Izraelit.
Benjamin Netanyahu, ka dalë pro idesë së Presidentit Donald Trump për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën, njofton Klan Kosova.
“Trump ka të drejtë. Unë kam ndërtuar një mur në kufirin jugor të Izraelit dhe kam ndalur migrimin ilegal. Sukses i madh dhe ide e madhe”, ka shkruar Netanyahu në profilin e tij në Facebook.