Mustafa: Përkrahja nga administrata Trump, lajm i pritur por i nevojshëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, lajmin se administrata amerikane nën udhëheqjen e Donald Trumpit do të vazhdojë të mbështes Kosovën, e ka quajtur lajm të pritur por edhe të nevojshëm për rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve.

Mustafa, në një postim në Facebook, ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i bazuar në besimin reciprok ndërmjet njerëzve dhe elitave të të gjitha orientimeve politike, i krijuar dhe sprovuar për dhjetëra vjet me radhë.

“Përkrahja e pazëvendësueshme amerikane ishte vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan në glob. Andaj, lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e Presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa.

Prania e KFOR-it amerikan në Kosovë, sipas Mustafës, është garanci e stabilitetit në krejt rajonin, ndërkaq “formimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të dhe vendet tjera mike në kuadër të NATO-s, do të jetë faktor i fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe ballafaqimin me sfidat rajonale e globale me të cilat mund të ballafaqohemi së bashku me vendet demokratike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme