Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është arrestuar aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi.
Ai ka thënë se Nushi është arrestuar për shkak të aktiviteteve të mëparshme protestuese të Vetëvendosjes.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën.
Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.
Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.
Liri për Nol Nushin!