Nesër do t’i shpallin tarifat e energjisë elektrike

Komisioni Rregullator Energjetik, nesër do të shpallë blloqet e reja tarifore për konsumin e energjisë elektrike, mëson Alsat.

Sipas burimeve të Rregullatorit, nga nivelet e paralajmëruara fillimisht të ndryshimit, do të rritet blloku i dytë dhe i tretë tarifor.

Fillimisht ishte paralajmëruar se do të jenë deri në 420 apo 630 kilovat kilovat orë konsum, por me ndryshimet e planifikuara do të jenë mbi 420 apo 630 kilovat orë.

Autoritetet sigurojnë se mbi 80 për qind e amvisërive do të kenë fatura më të ulëta, ose të njëjta si më parë.

Por, ata që hyjnë në bllokun e tretë ose e kalojnë atë mund të kenë llogari deri në 50 për qind më të larta se ato aktuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme