TRUMP I JEP USHTRISË 30 DITË AFAT PËR NJË PLAN TË RI KUNDËR DAESH-IT

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi ushtrisë që të paraqiste një plan të ri kundër DAESH-it dhe kjo brenda një afati njëmujor, doli nga një dokument i bërë publik dje nga administrata amerikane.

”DAESH-i nuk është i vetmi kërcënim nga terrorizmi radikal islamik me të cilin SHBA përballet, megjithatë ai është ndër më agresivët”, thuhet në dokument.

”SHBA duhet të marrin veprime vendimtare për të mundur DAESH-in dhe plani për këtë gjë duhet të fillojë menjëherë”, shtohet në të.

“Brenda 30 ditëve, një plan paraprak duhet t’i paraqitet presidentit nga sekretari i Departamentit të Mbrojtjes”, theksonte dokumenti./kp/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme