Dhuna në Kuvend, thirret koordinim urgjent

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, këtë pasdite thirri koordinim urgjent në të cilin ishin të ftuar të gjithë koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.

Ftesës ju përgjigjën koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe deputetja e Alternativës, Safija Sadiki Shaini.

Edhe pse të ftuar, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive opozitare VMRO DPMNE dhe nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i Kuvendit e thirri koordinimin pasi që anëtarët e VMRO DPMNE-së opozitare, pas plotë dy orëve me vërejtje procedurale e kundërshtuan votimin e rendit ditor të Komisionit të Çështjeve Evropiane.

Në koordinim u mor përfundimi se Rregullorja e Kuvendit i jep të gjitha mundësitë për punën e Kuvendit, dhe nuk lejon dhunë në asnjë formë.

Në koordinim po ashtu u përfundua edhe ajo se qytetarët vetë do vlerësojnë nga incizimet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin e Çështjeve Evropiane. As në vendet e Bashkimit Evropian nuk lejohet dhunë mbi kryesuesin me mbledhjen e trupit punues të Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme