Një plagosje me thikë është regjistrur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Cërrik.
Të përfshirë në ngjarje kanë qenë dy 15-vjeçarë, njëri prej të cilëve ka përfunduar në spital, në gjendje të rëndë për jetën dhe tjetri në pranga.
Autoritetet njoftojnë se i mituri me iniciale N.P., rreth 15 vjeç plagosi bashkëmoshatarin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.
Nga ana e tij, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH